Në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, maratona nën moton “Mposhte erën” e organizuar nga fondacioni “Haydar Aliyev” tërhoqi interes të madh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në gjysmë maratonën që filloi në Sheshin e Flamurit morën pjesë rreth 15 mijë persona, përfshirë sportistë, zyrtarë, deputetë dhe përfaqësues të misioneve të huaja.
Pjesëmarrësit vrapuan 21 kilometra nëpër rrugët dhe bulevardet e Bakusë dhe bregut të Detit Kaspik. Maratona përfundoi në Sheshin e Flamurit aty ku dhe startoi.
Në maratonë morën pjesë qytetarë dhe sportistë nga Turqia, SHBA-ja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe, Gjermania, Kina, Kameruni, Nigeria, Kazakistani, Rusia, Ukraina dhe Uganda. Në maratonë garuan edhe persona me sindromën down dhe persona me aftësi të kufizuara.
Për vrapuesit që u renditën në 3 vendet e para në kategori të ndryshme në garë, u ndanë çmime në para dhe dhurata të ndryshme.
Me maratonën e cila për herë të parë u mbajt në vitin 2016 dhe që tashmë është bërë tradicionale, synohet inkurajimi i të rinjve në sport.
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...