Ayatollah Khameni: Trump do të dështojë me Iranin, sikurse i “fuqishmi” Reagan

23:48 | 27 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Lideri supreme i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se Presidenti amerikan, Donald Trump do të dështojë me qëndrimin e tij të ashpër ndaj Iranit, duke thënë se Teherani ishte i “patejkalueshëm” edhe në kohën e të “fuqishmit dhe të të zgjuarit” Ronald Reagan.

“Reagan ishte më i fuqishëm dhe më i zgjuar se Trump. Edhe ai ishte një aktor i mirë në kërcënime, por u vu kundër nesh, ai dështoi”, ka deklaruar ai në një fjalim të mbajtur për televizionin shtetëror, transeton portali arbresh.info

Në vitin 1988, një anije luftarake amerikane goditi një avion iranian mbi Gjirin, duke vrarë të gjithë 290 në bord.

Uashingtoni e quajti incidentin një aksident të paqëllimshëm, ndërsa Irani e tha të kundërtën.

Gjatë muajit tetor, Donald Trump ka akuzuar Iranin se po “luan” me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, duke paralajmëruar se ai mund t’i jap fund kësaj marrëveshje.

Sipas marrëveshjes, sanksionet mbi Iranin janë hequr në këmbim të zvogëlimit të prodhimit të bombave bërthamore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme