Lideri suprem i Irani Ayatollah Ali Khamenei deklaroi se i kishin dhënë një ‘shuplakë në fytyrë’ armikut të tyre Amerikës pas sulmit me raketa ndaj bazave ku janë të stacionuara trupat amerikane.
Kleriku mysliman iu adresua kombit në Teherani dhe la të kuptohej se do të ketë sulme të tjera, pasi që sipas tyre bombardimi me raketa nuk ishte i mjaftueshëm për hakmarrjen ndaj vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani, transmeton portali arbresh.info.
Ayatollah Khamenei tha: “Mbrëmë iu dhamë shuplakë në fytyre. Kur vjen fjala te konfrontimi, veprimet ushtarake të këtij lloji nuk janë të mjaftueshme. Prezencës korruptive të SHBA-ve duhet t’i jepet fund”.
Ndërsa përkrahësit e tij brohorisnin ‘Vdekje Amerikës’, shumë prej tyre në lot, Khamenei e lavdëroi Soleimanin duke e quajtur atë një ‘luftëtar të madh, të guximshëm’ dhe ‘mik të dashur për ne’.
Ai gjithashtu akuzoi SHBA që po përpiqet të heqë grupin militant të Libanit, të lidhur me Iranin, Hezbollah, në përpjekjen e tij për të ndihmuar Izraelin.
Donald Trump ka thënë se nuk ka viktima të SHBA – por televizioni shtetëror iranian tha se të paktën 80 ‘terroristë amerikanë’ u vranë në sulmet që përfshinin 15 raketa të nisura nga Teherani./arbresh.info/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde