Bashkimi Evropan (BE) ka kërkuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarët e programit të Partneritetit Lindor, që kanë regjim të lëvizjes pa viza në vendet e BE-së, të bëjnë më tepër në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, komisionari i BE-së për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos, veçanërisht e ka theksuar Ukrainën dhe Moldavinë, si shtete që duhet t’i përshpejtonë reformat.
Këto komente u bënë derisa Komisioni Evropian e ka publikuar raportin lidhur me atë se si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Gjeorgjia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina, po i implementojnë regjimet e lëvizjes pa viza në BE dhe reformat e sundimit të ligjit.
Ky është rapoti i parë i këtillë, prej se në BE është miratuar mekanizmi i suspendimit të vizave.
Avramopoulos tha se “asnjë suspendim i lëvizjes së lirë nuk do bëhet ose propozohet sot”, por ka shtuar se pritet që të gjitha vendet t’i “shtojnë përpjekjet për shqyrtimin e migrimit të parregullt dhe veçanërisht luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”./REL
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...