Google ADS

Avokati thotë se është detyrë kombëtare përdhunimi i grave që veshin xhinse

10:29 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një avokat egjiptian ka shkaktuar zemërim, pasi zbuloi që beson se gratë të cilat veshin xhinse të shqyera meritojnë të përdhunohen.

Nabih al-Wahsh po fliste në Infirad Show, një emision në Egjipt që udhëhiqet nga Saeid Hasaseen, transmeton portali arbresh.info

Çuditërisht, Wahsh tha se ishte pjesë e ‘detyrës kombëtare’ për të përdhunuar gratë që mbanin rroba të tilla, sepse ato ishin “duke i ftuar njerëzit t’i ngacmonin ato”.

egyptian-lawyer-thinks-its-a-national-duty-to-rape-women-in-ripped-jeans

Ai gjithashtu tha se pikëpamja e tij ishte edhe më e vlefshme nëse xhinset ishin të shqyera nga mbrapa, sipas Al Arabiya.

Ai tha: “Vajzat duhet të respektojnë veten, që të tjerët t’i respektojnë.

“Mbrojtja e moralit është më e rëndësishme sesa mbrojtja e kufijve”.

Të ftuarat e guximshme në shfaqje u përpoqën të luftojnë kundër pikëpamjeve të Wahshit, pasi u zemëruan nga komentet e tij.

Maya Mursi, kreu i Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Grave tha se komentet ishin një “thirrje flagrante” për përdhunim dhe shkelin “gjithçka në kushtetutën egjiptiane.

Këshilli tani ka paraqitur një ankesë për deklaratën në Këshillin e Lartë për Rregullimin e Medias./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme