Shtëpia e Bardhë më 9 janar e pranoi se avokatët e presidentit Joe Biden, kishin gjetur “një numër të vogël” të dokumenteve të klasifikuara në ish-zyrën e tij në një institut kërkimor në Uashington vjeshtën e kaluar.
Kjo ka nxitur një hetim të Departamentit amerikan të Drejtësisë, që mund të synojë të përcaktojë nëse duhet emëruar një këshilltar i posaçëm, si ai që hetonte keqpërdorimet e pretenduara të dokumenteve nga ish-presidenti Donald Trump.
Dokumentet u zbuluan në Qendrën Penn Biden në fillim të nëntorit.
Biden kishte hapur këtë institut pasi kishte përfunduar mandatin si nënpresident.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se është hapur një hetim dhe shtoi se do të bashkëpunojë me Departamentin e Drejtësisë dhe dokumentet i janë dorëzuar Administratës së Arkivave Kombëtare – agjenci që merret me të dhënat presidenciale.
Afërsisht janë gjetur 10 dokumenteve, tha një person që ka njohur me këtë çështje, raportoi Washington Post.
“Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me Arkivat Kombëtare dhe me Departamentin e Drejtësisë lidhur me zbulimin e atyre që duket se janë të dhëna të administratës Obama-Biden, përfshirë edhe një numri të vogël të dokumenteve të shënuara si të klasifikuara”, tha këshilltari i posaçëm i Bidenit.
Dokumentet u gjetën në Qendrën Pen Biden në fillim të nëntorit, pak kohë pasi prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, emëroi këshilltar të posaçëm, Jack Smith, për të mbikëqyrur hetimin penal mbi mundësinë që Trump të ketë vepruar si duhet me qindra dokumente të klasifikuara që i kishte marrë në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin presidencial.
Zyrtarët thanë se hetimi për Trumpin nuk është nisur vetëm për shkak të shqetësimeve për mosveprimin e duhur me dokumente, por edhe për mundësinë e pengimit të drejtësisë apo të shkatërrimit të të dhënave.
Sa i përket rastit për Qendrën Penn Biden, Sauber tha se dokumentet u zbuluan nga avokatët personalë të presidentit, kur ata po paketonin dokumentet që mbaheshin në një kasafortë, teksa po përgatiteshin që të lironin zyrën në këtë qendër, të cilin Biden e kishte përdorur në vitin 2017 deri në momentin kur nisi fushatën presidenciale më 2020.
Dokumentet u gjetën më 2 nëntor dhe Zyra e Këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë njoftoi Arkivat, tha Sauber. Ai shtoi se më pas agjencia për arkiva mori nën posedim dokumentet.
Prokurori i Përgjithshëm ka caktuar John R.Lausch Jr. – që ishte nominuar nga Trumpi – për të mbikëqyrur shqyrtimin e çështjes së dokumenteve të Bidenit, thanë dy persona që kanë njohuri me çështjen, raportoi Washington Post.
Sipas kësaj media amerikane, edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI), po merr pjesë në këtë rast.
Sauber tha se dokumentet e Bidenit u gjetën nga avokatët e presidentit, të cilët në mënyrë vullnetare i dorëzuan tek autoritetet.
Për dallim, në rastin e Trumpit, zyrtarët shtetërorë kishin kërkuar që ai t’i kthente dokumentet dhe kishin lëshuar edhe urdhëra ligjorë për këtë çështje.
Më pas, avokatët e Trumpit dorëzuan 38 dokumente të klasifikuara, por FBI-ja gjeti mbi 100 dokumente të klasifikuara që nuk u ishin dorëzuar autoriteteve./rel/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...