Një avion me më shumë se 200 pasagjerë që fluturonte nga Çikago drejt Hong Kongut, ka devijuar dhe është ulur në Alaskë, pasi dy nga tualetet e tij ishin vandalizuar me jashtëqitje.
Avioni i United Airlines u detyrua të bënte një ulje jashtë programit në ankorazh, të premten, për shkak se një pasagjer kishte përhapur jashtëqitje ngado.
Policia tha se personi, banues në SHBA, por me origjinë vietnameze, nuk kishte bërë asnjë kërcënim. Nuk ishte e qartë se çfarë e kishte motivuar atë drejt këtij akti.
“Morëm një raport sipas të cilit një pasagjer kishte shkaktuar probleme në tualete me jashtëqitjen e tij”, tha një zëdhënës i aeroportit Anchorage.
Pasagjeri, një 22 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte bashkëpunues dhe nuk përballet me ndonjë akuzë kriminale. Sidoqoftë ai u vu nën pranga në aeroportin ndërkombëtar Anchorage dhe u shoqërua jashtë avionit.
Mediat lokale raportuan se ai ishte dërguar në një spital për një vlerësim mendor pasi ishte marrë në pyetje përmes një përkthyesi.
Kompania United Airlines në një deklaratë për shtyp, tha se në avion udhëtonin 245 persona dhe fluturimi ishte devijuar për shkak të një pasagjeri problematik. Të gjithë pasagjerëve në bord, sidoqoftë, iu sigurua akomodimi në hotel./tch/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK