Një avion i lehtë është rrëzuar të premten në një zonë periferike në Melburne të Australisë. Si pasojë ka mbetur i vdekur piloti që drejtonte mjetin, ndërsa është lënduar ndihmësi i tij.
Pak momente pas përplasjes me tokën, mjeti ka marrë flakë dhe një kolonë tymi është ngritur në ajër.
Sipas autoriteteve lokale, avioni ka rënë rreth 1 kilometër larg pistës dhe ka dëmtuar disa kabllo elektrikë të zonës së banuar.
Ai ishte njëmotorësh, i llojit “Cesna 172”. Drejtoria për sigurinë e transporteve ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet