Një aksident i rëndë ajror me pasojë vdekjen e 19 personave ka ndodhur në Sudanin e Jugut, teksa një avion i vogël pasagjerësh u rrëzua në një liqen pasi u përpoq të zbriste për të evituar mjegullën e dendur.
Vetëm tre vetë, duke përfshirë edhe një fëmijë, i mbijetuan përplasjes, tha zyrtari qeveritar Taban Abel Aguek.
Viktimat përfshijnë pilotin dhe bashkëpilotin, një anëtar të stafit të Kryqit të Kuq dhe një peshkop anglikan, raporton AFP.
Avioni transportonte në total 23 persona nga kryeqyteti Juba, në qytetin Yirol. Ndër viktimat ishin të paktën tre fëmijë, thanë autoritetet.
Ndërkohë të mbijetuarit janë një fëmijë 6 vjeçar, një burrë i rritur dhe një mjek italian me një organizatë të ndihmës që ishte në operacion dhe ata ndodhen në gjendje të rëndë, tha Aguek.
“Kishte njerëz kudo,” tha zyrtari i vendit të rrëzimit.
“Kur arriti moti ishte aq i mjegullt dhe kur u përpoq të ulej, ai u rrëzua në Liqenin Yirol pranë qytetit”, tha Abel Aguek, ministri i qeverisë rajonale.
“I gjithë qyteti është në shok, dyqanet janë të mbyllura, disa njerëz kanë marrë të afërmit e tyre për varrim. Është një avion komercial që u rrëzua”, shtoi ai.
Imazhet e postuara në Twitter nga Radio Miraya treguan rrënojat e shtrembëruara të avionit të zhytur në ujë pasi peshkatarët vendës përdorën kanotet për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtimin e pasagjerëve./tch/
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...