Google ADS

Avioni ngatërrohet në kabllot e ski-liftit në Alpet Italiane

18:07 | 10 Tetor 2019
Arbresh.info

Një aeroplan i vogël ka mbetur i varur kokëposhtë pasi u ngatërrua në kabllot e ngritjes së skive në Alpet Italiane.

Pamjet dramatike janë publikuar nga ekipet italiane të shpëtimit pas aksidentit në Prato Valentino, transmeton portali arbresh.info.

Piloti kishte lëndime të lehta pasi u nxor nga aeroplani. Tani ai po mjekohet në spital, thonë shpëtimtarët.

Pasagjeri i vetëm në aeroplan shpëtoi pa lëndime.

Shkaku i përplasjes po hetohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme