Avioni i kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan bëri kthim dhe ulje të detyruar në New York pas paraqitjes së një defekti ‘të vogël’, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportoi Radioja shtetërore e Pakistanit, avioni ku ndodhej Khan dhe delegacioni i tij që po kthehej në vend pas sesionit një javor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u ridrejtua për t’u kthyer në New York pas paraqitjes së një defekti teknik pranë Torontos në Kanada.
“Defekti i vogël teknik është duke u rregulluar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në raport.
Menjëherë pas aterimit të avionit në New York, Khan u dërgua përsëri në hotel për t’u akomoduar së bashku me delegacionin e tij.
“Për shkak të defektit teknik në avion, kryeministri Khan do ta kalojë natën në hotel në New York”, tha në Twitter, Naeem Ul Haque, asistenti i posaçëm i kryeministrit pakistanez.
Haque poashtu ishte pjesë e delegacionit të Khan-it gjatë qëndrimit në New York.
Khan pritet të udhëtojë drejt vendit të tij sot në mbrëmje.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...