Avioni i “Japan Airlines” ka pësuar një sulm kibernetik, si pasojë e kësaj kanë njoftuar për vonesa dhe se gjithashtu nuk përjashtohen anulimet e fluturimeve.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi pësuar një sulm kibernetik dhe jemi duke u marrë me këtë situatën,” deklaroi një zëdhënëse e transportuesit të dytë më të madh të Japonisë, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas kompanisë, sulmi preku sistemet e brendshme dhe të jashtme të IT. Sulmi kibernetik ndaj JAL vjen pas një sërë veprimesh të ngjashme që më parë kanë pasur në shënjestër institucione publike apo kompanitë e mëdha në vendin aziatik.
Gjithashtu ritheksohet se edhe në fund të vitit 2023, agjencia hapësinore japoneze (JAXA) njoftoi se kishte pësuar një sulm kibernetik./abcnews.al/
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!