Avioni amerikan i shmanget tragjedisë, ulet me dukshmëri zero

17:52 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ekipi i një avioni të marinës amerikane EA-18G Growler për pak i është shmangur një tragjedie, pasi që temperatura në sistemin rregullator të kabinës papritmas u prish, duke i detyruar ata të fluturojnë symbyllazi.

Avioni me dy ulëse ishte duke fluturuar në lartësi 7,900 metra, vetëm 90 larg Seattle, në një fluturim rutinë nga Stacionin Ajror Whidbey, transmeton portali arbresh.info. Ato momente avioni filloi të kishte probleme me sistemin e kontrollit, i cili papritmas dështoi, sipas Defense News.

Si rezultat, temperatura në kabinën u ul në minus 30 gradë dhe u mbush me mjegull, duke mbuluar panelin e instrumentit të avionit dhe dritareve me një shtresë të hollë akulli, duke i bërë pilotët pothuajse tërësisht të verbër, pasi nuk mund të lexonin matësit e tyre, busullën ose të shihnin jashtë aeroplanit.

Oficeri i pilotit dhe i luftës elektronike duhej të përdorte një orë të mençur Garmin për të mbajtur gjurmët e drejtimit dhe lartësisë së tyre dhe të mbështetet në udhëzimet e kontrollorëve të trafikut ajror për të ulur aeroplanin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme