Avionët rusë do të ndalohen nga hapësira ajrore amerikane

01:38 | 2 Mars 2022
Trina Galanxhi

CBS News raporton se SHBA së shpejti do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë.

Vendet europiane dhe Kanada tashmë kanë mbyllur hapësirën ajrore për Rusinë, si pjesë e sanksioneve të vendosura për shkak të pushtimit në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info

Një urdhër që ndalon avionët rusë në pronësi dhe operim nga SHBA-ja pritet brenda 24 orëve të ardhshme.

Disa fluturime nga Rusia në SHBA tashmë janë anuluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme