Avionët luftarakë sirianë nisen nga baza ajrore e bombarduar

11:17 | 8 Prill 2017
Arbresh.info

Avionët luftarakë rusë janë nisur nga baza ajrore e njëjtë që është bombarduar nga raketat amerikane.

Qeveria siriane ka rinisur sulmet e përditshme ajrore në zonat e kontrolluara nga rebelët, përfshirë edhe qytetin ku u përdorën armë kimike, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një grupi monitorues avionët filluan fluturimin vetëm disa orë pas sulmit ajror amerikan në lindje të Homsit.

Caku i sulmeve ajrore ishte territori i kontrolluar nga grupi xhihadist Shteti islamik, që mban pjesë të provincës siriane të Homsit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme