Avionët luftarakë gjermanë përgjuan një avion rus mbi Detin Baltik dhe e shoqëruan atë larg territorit gjerman, raportojnë mediat gjermane.
“Një avion ushtarak zbulues rus u vu re pranë ishullit Ruegen, pas së cilës dy avionë Eurofighter u ngritën nga baza Laage pranë Rostock dhe e shoqëruan avionin rus larg territorit gjerman”, konfirmoi agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Më tej u konfirmua se avioni “po i afrohej hapësirës ajrore gjermane”, por se ai ndryshoi drejtim pasi avioni gjerman u ngrit. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, përcjell Gazeta Express.
Ndërkohë, qeveria daneze thirri edhe ambasadorin rus në vend për një intervistë informative për shkak të hyrjes së fundit të një avioni ushtarak rus në hapësirën ajrore daneze mbi ishullin Baltik të Bornholm. Me atë rast, avioni rus ka shkelur edhe hapësirën ajrore suedeze.
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...