Avionët luftarakë amerikanë fluturojnë në afërsi të gadishullit Korean

22:35 | 2 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Dy bombardues të SHBA-ve, B-1B me bazë në Guam, të shoqëruar me avionë luftarakë nga Koreja Jugore dhe Japonia, kanë kryer një stërvitje ushtarake në afërsi të Gadishullit Korean.

Sipas mediave koreano jugore, stërvitjet ushtarake kanë ndodhur me 2 nëntor, transmeton portali arbresh.info

“Misioni bilateral i bombardimit të vazhdueshëm (CBP) ishte planifikuar paraprakisht dhe nuk është përgjigjje e ndonjë ngjarje të tanishme”, thuhet në deklaratëm e Forcave Ajrore të SHBA-ve./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme