Avionët luftarakë të Izraelit kryen sulm ajror ndaj një pike që i përket Hamasit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, avionët izraelitë kryen sulme njëri pas tjetrit ndaj pikës së emërtuar Al-Kadisiyye që i përket Brigadave Ezzeddin al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit në qytetin Khan Younis.
Dëshmitarët theksuan se avionët izraelitë kanë kryer 10 sulme njëri pas tjetrit në rajonin në fjalë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë nëse ka pasur humbje jete ose të plagosur në sulm.
Në një deklaratë mbrëmë nga ushtria izraelite thuhej se nga Gaza janë lëshuar 2 raketa dhe se këto kanë rënë në Mesdhe në brigjet e rajonit Gush Dan.
Ndërsa në lajmin e Transmetuesit Publik të Izraelit (KAN) u theksua se ushtria e Izraelit ka marrë vendim të kundërpërgjigjet ndaj raketave të lëshuara nga Gaza.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...