Avionët e ushtrisë izraelite bombarduan objektivat e Brigadave Izzeddin al-Kassam në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite në Twitter thuhet se avionët luftarakë kanë filluar të bombardojnë disa objektiva në Gaza si kundërpërgjigje të 10 raketave të lëshuara nga Gaza.
Ndërkohë në informacionet e marra nga burimet e sigurisë në Gaza thuhet pikat e vendosura në objektiv i përkasin krahut ushtarak të Hamasit në Gaza, Brigadave Izzeddin al-Kassam.
Në anën tjetër ushtria izralite ka vënë në dukje se të premten në mbrëmje nga Gaza janë lëshuar drejt Izraelit 10 raketa nga të cilat 8 prej tyre janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”.
Gazeta izraelite “Yediot Ahranot” në lajmin e saj lidhur me çështjen ka njoftuar se një nga raketat ka rënë në një shtëpi në qytetin Sderot në afërsi të kufirit me Gazën dhe se nuk ka të vdekur apo të plagosur.
Nga Gaza nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me raketat për të cilat pretendohet se janë shkrepur.
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...