Në raport parashikohet gjithashtu prodhimi në shkallë masive të organeve të shtypura në 3D, impiantet për të monitoruar shëndetin dhe vetëpastrimin e shtëpive do të jenë gjëra të zakonshme të jetës së përditshme.
Parashikimet janë përpiluar nga një grup akademikësh dhe futuristësh, duke përfshirë presidenten e TechUK dhe bashkë-kryetaren e Institutit të Kodimit, Jacqueline de Rojas, drejtorin e inxhinierisë dhe arsimit në Akademinë Mbretërore të Inxhinierisë, Dr. Rhys Morgan dhe futurologen ushqimore Dr. Morgaine Gaye.
Taksitë dhe autobusët fluturues do të përdoren në zonat urbane për të zbutur trafikun, ndërsa më shumë udhëtime në distanca të gjata do të përfshijnë raketa të ripërdorshme që fluturojnë në atmosferën e sipërme dhe me shpejtësi të lartë, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis Londrës dhe Neë York në nën 30 minuta.
Raporti është porositur nga Samsung për të shënuar hapjen e Samsung KX, ‘hapësirën e re të përvojës’ të firmës së teknologjisë dhe dyqanit me pakicë në King’s Cross, Londër.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...