Autoriteti Palestinez (PA) ka bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të agresionit izraelit ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Kombeve të Bashkuara të bëjnë presion ndaj Izraelit për të ndaluar agresionin e tij të vazhdueshëm kundër popullit tonë dhe të respektojnë ligjin dhe legjitimitetin ndërkombëtar”, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa citoi zëdhënësin e PA-së, Abu Rudeina.
Rudeina i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në sigurimin e mbrojtjes së popullit palestinez. Ai paralajmëroi kundër përshkallëzimit, duke theksuar se rajoni është në gjendje tensioni dhe paqëndrueshmëria. Ai shtoi se “ky agresion synon të dëmtojë interesat e popullit palestinez”.
Sipas tij, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, po bën përpjekje “intensive” për të parandaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Izraelit dhe për të shmangur pasojat.
Situata në Gaza u përshkallëzua herët të martën pasi një sulm ajror izraelit vrau komandantin e grupit të rezistencës Xhihadi Islamik, Baha Abu al-Atta, si dhe gruan e tij e tij Asmaa Abu al-Atta.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 22 persona, duke përfshirë Abu al-Attan dhe gruan e tij, u vranë në sulmet e kryera kundër enklavës bregdetare.
Ministria palestineze po ashtu theksoi se rreth 50 persona janë plagosur si rezultat i sulmeve të vazhdueshme.
Shërbimi zyrtar i ambulancës izraelite, i njohur si Ylli i Kuq i Davidit, tha se 15 izraelitë u plagosën që nga e marta për shkak të raketave të lëshuara nga Gaza drejt zonave jugore të Izraelit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...