Autoritetet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, kanë urdhëruar që të fiken të gjitha dritat në qytet si një masë parandaluese, më pak se një ditë pasi Rusia filloi një pushtim të plotë të vendit.
I gjithë ndriçimi i rrugëve dhe ndërtesave do të fiket në orën 23:00. sipas kohës lokale (4 pasdite ET), thuhet në një postim në Facebook nga autoriteti rajonal i Lviv, transmeton portal arbresh.info
Ai udhëzoi familjet të ndiqnin urdhrin dhe u kërkoi njerëzve të mos dilnin nga shtëpitë e tyre, me përjashtim të rasteve emergjente.
Të enjten në mëngjes, Rusia sulmoi tre lokacione në rajon, duke aktivizuar sirenat e sulmit ajror në qytet për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Lviv është kthyer në “shtëpi” për shumë ambasada dhe konsulata perëndimore që u zhvendosen nga Kievi./cnn/arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të