Autoritetet saudite penguan kërkimin në pusin e konsullatës

23:51 | 24 Tetor 2018
Arbresh.info

Autoritetet saudite nuk kanë dhënë leje që policët të kryejnë kërkime në kuadër të hetimit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në pusin që ndodhet në oborrin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë mësohet se janë zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimin e kryer për vrasjen e gazetarit saudit më 2 tetor në ndërtesën e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Në kuadër të hetimit forcat e policisë kanë kryer kërkime për prova në ndërtesën dhe rezidencën banesë të konsullatës.

Ndërkohë mësohet se forcat e sigurisë nuk janë lejuar nga autoritetet saudite që të kryejnë kërkime në pusin, i cili ndodhet në ambientet e konsullatës.

– Ngjarja Khashoggi

Jamal Khashoggi, një shtetas saudit dhe kolumnist i “Washington Post”, për herë të fundit u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, dhe që nga ajo datë nuk ka patur më asnjë lajm rreth tij.

Sipas vlerësimeve të bëra nga burimet turke të policisë teksa është konfirmuar se Khashoggi nuk ka dalë më nga ndërtesa e konsullatës ku ai hyri më 2 tetor, është bërë e ditur se në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 sauditë të tjerë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me 2 avionë dhe vizituan konsullatën ndërkohë që ai ishte ende brenda. Të gjithë individët e identifikuar më pas janë larguar nga Turqia.

Në lidhje me këtë çështje u formuan grupe pune të përbashkëta të përbërë nga zyrtarë turq dhe sauditë.

Në kuadër të hetimit të kryer nga Prokuroria e Stambollit grupi në koordinimin e një prokurori dhe një zv.prokuroi kreu ekzaminime në ndërtesën e konsullatës dhe në rezidencën e konsullit saudit, Muhammed el Uteybi, i cili është larguar nga Turqia.

Qeveria e Arabisë Saudite më 20 tetor njoftoi se gazetari Jamal Khashoggi vdiq gjatë grindjeve brenda ndërtesës së konsullatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme