Rusia ka filluar një ndjekje penale kundër një oficeri policie të akuzuar për rrjedhjen e të dhënave që mund të kishin ndihmuar në identifikimin e helmuesve të Alexei Navalnyt, një kritik i flaktë i Kremlinit.
Nëse dënohet për abuzim të pushtetit, një oficer policie përballet me 10 vjet burg. Ai u arrestua muajin e kaluar dhe aktualisht është në arrest shtëpiak, konfirmoi një gjykatë në qytetin e Samaras.
Autoritetet akuzojnë oficerin si përgjegjës për nxjerrjen e informacionit konfidencial nga një bazë e të dhënave e njerëzve që udhëtojnë në të gjithë vendin, raporton reuters.
Informacioni që u zbulua i referohet fluturimeve në të cilat ishin agjentët e shërbimit të sigurisë FSB, të specializuar në armë kimike, për të cilat hetimi deklaroi se ata ndoqën Navalnyn fshehurazi për disa vjet.
Navalny u dërgua për shërim në shtetin gjerman pasi u helmua në Siberi. Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore pretendojnë se ishte një atentat me agjent nervor, por autoritetet ruse kanë mohuar çdo përfshirje në çështje dhe ndërkohë kanë hapur një hetim kundër lideri opozitar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...