Autoritetet kineze paralajmërojnë për një epidemi të re

11:14 | 6 Korrik 2020
Arbresh.info

Autoritetet në veri të Kinës, në rajonin e Mongolisë kanë lëshuar paralajmërimin për një epidemi të mundshme, pasi një banor lokal është diagnostifikuar me murtajë bubonike.

Ndryshme murtaja bubonike njihet si “vdekja e zezë” dhe është një nga sëmundjet më shkatërruese në histori të njerëzimit, që ka mbytur rreth 100 milionë njerëz në shekullin e 14-të, transmeton Telegrafi.

Rasti me murtajë bubonike në Kinë ka nxitur frikë për shpërthimin e një vale të re të virusit, pas shumë muajve betejë të ashpër me coronavirusin.

Një spital në qytetin Bayan Nur, ka alarmuar autoritetet lokale se një pacient mund të jetë prekur nga “vdekja e zezë”.

Me të parë se çfarë po ndodh qeveria ka ngritur nivelin tre të gatishmërisë, me qëllim që të mund ta ketë më të lehtë ta kontrolloj epideminë nëse vie deri të shpërthimi i saj.

Mediat kineze raportojnë se pacienti i dyshuar me murtajë bubonike është një bari, të cilit ende nuk i është zbuluar identiteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme