Policia gjermane ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë se si tre meshkuj sulmojnë fizikisht politikanin e partisë gjermane AFD, Frank Magnitz.
66-vjeçari ishte hospitalizuar pas sulmit që i kishte ndodhur gjatë të hënës mbrëma në qytetin Bremen, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e partisë AFD fillimisht pretendonin se ai ishte sulmuar shufra të drurit, megjithatë prokurori hodhi poshtë këto pretendime pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë.
Policia e Bremenit janë duke vazhduar ta hetojnë incidentin e përshkruar si politikisht të motivuar.
Në ueb-faqen e tyre kanë njoftuar se ofrojnë tremijë euro shpërblim në këmbim të ndonjë informate që mund t’i ndihmojë policisë të arrestojë tre sulmuesit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...