Turistëve që ndodhen për pushime në Victoria të Australisë, iu është kërkuar të largohen sa më parë, për shkak të përkeqësimit të situatës me zjarret.
Shkaku i fryrjes së erës në favor të zjarreve, thatësisë dhe motit të ngrohtë, situatë edhe më e vështirë pritet të jetë nesër.
Mbi 30 mijë turistëve dhe banorëve të zonës, iu është dhënë urdhër i prerë për evakuim, nga frika se zjarri mund t’ju afrohet hoteleve.
“Iu kërkojmë që menjëherë të largoheni nga Bairnsdale, të ikni prej hoteleve, të shmangni kalimin nëpër parqe dhe male”, thuhet mes tjerash në kërkesën e autoriteteve të sigurisë.
Sipas tyre, të gjithë duhet të largohen sot, derisa nesër nuk duan që t’i gjejnë më nëpër hotelet ku janë duke pushuar.
Banorëve të zonës, që kanë vendosur të mos largohen dhe të ruajnë pronën e tyre, iu është kërkuar që të qëndrojnë në ambiente të jashtme dhe në grupe sa më të mëdha, derisa të kenë të aktivizuara sistemet për shuarjen e flakëve.
Ndryshimi i drejtimit të erës, ka bërë që zjarret të rriten edhe më shumë dhe të vazhdojë zgjerimi i tyre, drejt zonës turistike.
Situatë edhe më e rëndë pritet të jetë nesër, kur shumë rrugë pritet të mbyllen dhe intervenimi i zjarrfikësve të jetë i pamundur.
Rreth 70 helikopterë do të jenë aktiv gjatë ditës së nesërme, në përpjekje që të ndalojnë përhapjen e zjarreve, kryesisht nëpër zona të banuara. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...