Autoritetet e Nju Jorkut hetojnë çështjen e taksave të Trumpit

17:37 | 3 Tetor 2018
Arbresh.info
Departamenti i Tatimeve i shtetit të Nju Jorkut konfirmoi se po heton pretendimet e gazetës New York Times se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ndihmuar prindërit e tij të shmangin pagesën e miliona dollarëve taksa.

Gazeta tha se presidenti ka qenë i përfshirë në “skema të dyshimta tatimore gjatë viteve 1990, përfshirë raste të mashtrimit”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se artikulli është një “sulm çorientues”.

Ajo tha se transaksionet janë nënshkruar nga autoritetet tatimore “dekada më parë”.

Trump nuk komentoi, por avokati i tij, Charles Harder, tha përmes një deklarate se “nuk ka pasur asnjë mashtrim apo evazion fiskal nga askush”.

“Faktet mbi të cilat The Times i bazon pretendimet e saj të rreme, janë krejtësisht të pasakta”, tha Harder.

Gazeta tha se burimet e saj përfshijnë dokumente publike dhe të dhëna konfidenciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme