Autoritetet çeçene thuhet të kenë mbledhur më shumë se 100 burra që dyshohen se janë homoseksualë dhe është ushtruar torturë ndaj tyre deri në vdekje.
Gazeta Novaya Gazeta ka gjetur se dhjetarë burra të moshës 16 deri në 50 janë zhdukur në mënyrë të mistershme nga rrugët, ndërsa tre prej tyre janë vrarë, transmeton portali arbresh.info.
Në mesin e të rrëmbyerve janë edhe fytyra të njohura të televizionit lokal dhe udhëheqës fetarë.
Ndërkohë zëdhënësi i liderit të Çeçenisë Ramzan Kadyrov, Alvi Karimov ka thënë se raporti është “gënjeshtër absolute dhe dezinformim” dhe pretendon se homoseksualët nuk ekzistojnë në këtë vend.
“Nuk mund të arrestosh dhe persekutosh njerëz të cilët thjesht nuk ekzistojnë në republikë”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Interfax.
Arrestimet e pretenduara thuhet se nisën pasi grupi i të drejtave të homoseksualëve GayRussia.ru aplikoi për Paradën e Krenarisë, gjë e cila është mohuar./Arbresh.info
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër