Autoritetet belge thonë se personi që u vra dje, pas parandalimit të një sulmi terrorist në një stacion treni në Bruksel mund të ketë mbështetur grupin ekstremist Shteti Islamik dhe se materialet që mund të përdoren për të prodhuar bomba, ishin gjetur në shtëpinë e tij.
Zëdhënësi i Prokurorisë Federale, Eric Van der Sypt u tha gazetarëve se i dyshuari ishte një 36 vjeçar i lindur në Marok, që u identifikua vetëm me inicialet O.Z., dhe se hetuesit e kishin kontrolluar shtëpinë e e tij gjatë natës.
Nuk kishte informacione të mëparshme që ta lidhnin të dyshuarin me terrorizmin, por Van der Sypt tha se hetuesit gjetën shenja se ai “kishte simpati për grupin terrorist ISIS).
Ai tha se ka mundësi që i dyshuari e kishte bërë bombën në shtëpi.
Sulmi ndodhi në Stacionin Qendror të Brukselit ku autoritetet thonë se personi iu afrua një grupi pasagjerësh, bërtiti dhe para se të shpërthente një çantë të vogël shpine. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të vogël në stacion, i cili u evakua së bashku me sheshin kryesor të Brukselit dhe destinacionin e rëndësishëm turistik “Grand Place”.
I dyshuari për aktin terorist vdiq më vonë nga plagët e marra nga armët e zjarrit. Një ekip i posaçëm realizoi një shpërthim të kontrolluar të një rripi me lëndë shpërthyese që mbahej nga autori i sulmit./voa
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...