Automjeti godet ushtarët francezë, gjashtë të lënduar

09:38 | 9 Gusht 2017
Arbresh.info

Gjashtë ushtarë francezë janë lënduar në një incident me automjet në një periferi të Paris, raportojnë mediat lokale.

Thuhet se një makinë është përplasur me qëllim tek një grup ushtarësh në Levallois-Perret, transmeton portali arbresh.info.

Shoferi është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është në kërkim të veturës.

Ushtarët e lënduar ishin pjesë e operacionit Sentinelle, një operacion kundër terrorizmit që është formuar pas sulmeve të 2015-ës në Paris.

Anëtarë të operacionit janë vënë në disa raste që kanë të bëjnë me akte terrorizmi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme