Një autobus, me të cilin po udhëtonin dhjetëra dasmorë, ka rënë në një lumë në pjesën perëndimore të Indisë, me ç’rast së paku 24 persona kanë vdekur.
Zyrtari policor, Rajendra Kumar, tha se vozitësi i autobusit e humbi kontrollin pasi një gomë e këtij mjeti shpërtheu në kohën kur dasmorët po udhëtonin nëpër një autostradë. Ky zyrtar shtoi se pesë persona mbijetuan në këtë aksident dhe u dërguan në spital për shkak të lëndimeve.
Aksidenti ndodhi në rajonin Rajasthan, rreth 500 kilometra në jug të kryeqytetit indian, New Delhi, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.
Aksidentet vdekjeprurëse me autobusë janë të zakonshme në Indi. Rreth 150 mijë njerëz vdesin çdo vit në rrugët e Indisë, shpesh për shkak të vozitjes së pakujdesshme, mirëmbajtjes së dobët të rrugëve dhe mbingarkesës së automjeteve me pasagjerë.
Në shtator të vitit 2018, një autobus me pelegrinë hindusë doli nga rruga dhe së paku 55 pasagjerë vdiqën në këtë aksident.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...