Autobusi ngjyrë portokalli, që mban të shkruar mesazhe transfobike, është duke u përgatitur për të bërë një turne në mbarë vendin.
Mesazhi që mbart autobusi ka ngjallur debat të ashpër mbi transgjinorët dhe të drejtat transeksuale në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
Në autobus shkruhet: “Djemtë kanë penis, vajzat kanë vaginë. Mos lejoni që t’ju bëjnë budalla. Nëse keni lindur burrë, duhet të jeni burrë. Nëse keni lindur vajzë, duhet të vazhdoni të jeni vajzë.”
Sipas La Vanguardia, autobusi tashmë ka filluar të quhet ‘autobusi i urretjes’.
Këshilli i Qytetit të Madridit ka premtuar të marrë “masat e duhura” e nevojshme për të ndaluar autobusin nga turneu, duke thënë se automjeti nuk është në përputhje më publicitetin e këshillit.
Autobusi i takon një grupi katolikë ultra-konservator të njohur si Hazte Oir, përkthyer në shqip ‘Ngritni zërin’.
Liderët e grupit kanë theksuar se ndalimi i autobusit do të cënojë të drejtën e tyre për të protestuar kundër ‘indoktrinimit seksual’./Arbresh.info
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...