“Autobusi i urretjes” i ndaluar në Spanjë, vërdalloset nëpër rrugët e Nju Jorkut

20:21 | 23 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një fushatë e diskutueshme e organizuar nga një grup konservatorësh katolikë në Spanjë, tani është duke qarkulluar nëpër rrugët e Nju Jorkut.

I njohur ndryshe si ‘autobusi i urretjes’, për shkak të mesazheve kundër transgjinorëve është ndaluar të qarkullojë nëpër rrugët e Madridit, transmeton portali arbresh.info.

bus1

“Djemtë kanë penis, ndërsa vajzat kanë vulvë. Mos u mashtroni”, është mesazhi që grupi Hazte Oir ka dashur të përcjellë te qytetarët spanjollë, por që tashmë është duke vënë në test tolerancën e Shteteve të Bashkuara.

Mediat amerikane shkruajnë se ky autobus ka kaluar edhe përpara Trump Tower dhe qendrës Rockfeller. /Arbresh.info

Të ngjashme