Së paku 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar pasi autobusi është rrëzuar në Bullgari.
Automjeti është raportuar të ketë rënë në humnerë në perëndim të Bullgarisë, sipas ministrisë së shëndetësisë.
27 persona të tjerë që kanë qenë brenda autobusit kanë marr lëndime të rënda
Sipas mediave lokale autobusi ka humbur kontrollin duke goditur dy makina dhe duke rënë në humnerë.
Aksidenti ka ndodhur gjatë orës 5:10pm të shtunën rreth 20km larg Sofies.
Autoritetet lokale kanë thënë se autobusi ishte duke bartur turistë, automjeti ka rënë 20 metra poshtë nën rrugë.
21 ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Ende nuk ka informata rreth pasagjerëve se çfarë kombësie janë. Në Prill 6 persona kanë vdekur dhe 22 janë lënduar në një aksident tjetër me autobus afër Sofies./arbresh.info/
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...