Google ADS

Autobusi bie në lumë, 6 futbollistë të rinj humbin jetën në Ganë

11:38 | 20 Shtator 2020
Arbresh.info

Një autobus me 36 futbollistë të rinj është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Ganë dhe pasojat kanë qenë fatale për të paktën 6 prej tyre, të cilët kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Ganeze e Futbollit, e cila u ka përcjellë ngushëllimet familjarëve të viktimave, ndërsa ka konfirmuar se në autobus ishin fëmijë të moshës 12 deri në 16 vjeç, të cilët kishin udhëtuar për t’u regjistruar në një nga ligat e vendit.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit, por mediat lokale në Ganë paraprakisht raportojnë se dyshimet e para janë që autobusi ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka përfunduar në lumë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme