Austriakë kanë filluar të votojnë mëngjesin e së dielës për ta zgjedhur Parlamentin e ri, ku partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), synon ta korrë fitoren e parë në zgjedhje të përgjithshme në një garë të ngushtë me partinë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake.
Fushatë zgjedhore u mbizotërua nga shqetësimet e votuesve për ekonominë dhe emigracionin.
FPO-ja kryesoi me muaj të tërë në sondazhet publike, por epërsia e saj ndaj partisë konservatore (OVP) është tkurrur pothuajse plotësisht, pasi kancelari Karl Nehammer e paraqiti veten si burrështetas dhe e përshkroi rivalin e vet, liderin e FPO-së Herbert Kickl, si një njeri të rrezikshëm dhe toksik.
Kushdo që i fiton këto zgjedhje nuk do të arrijë ta fitojë edhe shumicën në Parlament, sipas sondazheve, por do ta gëzojë të drejtën për ta udhëhequr koalicionin qeveritar.
Qendrat e para të votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.
Rezultatet preliminare pritet të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së votimit.
“Çështja është kancelari do emërohet nga radhët e FPO-së”, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Carinthia.
“Nëse ndodh kjo, atëherë më duhet të them se roli i Austrisë në Bashkimin Evropian do të jetë krejtësisht tjetër. Kickl ka thënë shpesh se [kryeministri i Hungarisë] Viktor Orban është shembull për t’u ndjekur për të dhe ai do ta mbajë këtë qëndrim”, shtoi ajo.
Fitorja e FPO-së dp ta bënte Austrinë vendin më të fundit në BE që shënon rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme, pas vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania.
FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.
Ajo e mposhti OVP-në për më pak se një për qind në zgjedhjet për Parlament Evropian në Austri qershorin e kaluar.
OVP-ja, e cila sikurse FPO-ja mbështet rregulla më të ashpra për emigrantët, është partia e vetme e hapur për koalicion me partinë e së djathtës ekstreme.
Megjithatë, Nehammer thotë se partia e tij nuk do t’i bashkohet një qeverie pjesë e së cilës është edhe Kickl./rel
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu