Megjithëse betimi i qeverisë së re konservatore-populiste në Vjenë shkaktoi protesta në rrugë, austriakët nuk tronditen vërtet nga koalicioni midis partive ÖVP dhe FPÖ.
Megjithëse betimi i qeverisë së re konservatore-populiste në Vjenë shkaktoi protesta në rrugë, austriakët nuk tronditen vërtet nga koalicioni midis partive ÖVP dhe FPÖ. Austriakët janë mësuar tashmë me nacionalistët e partisë FPÖ, e cila është e përfshirë në qeveritë rajonale, është e përfaqësuar në shumë parlamente dhe ka pasur dy herë edhe poste qeveritare në nivel federal. Në vitin 2000, FPÖ u bashkua me konservatorët e ÖVP-së. Në vitin 1980, ajo madje kishte bërë koalicion me socialdemokratët, por në atë kohë kjo parti kishte ende një profil nacional liberal. Kalimi në spektrin e djathtë deri në populizëm ndodhi në kohën kur kryetari i saj ishte Jörg Haider në vitet 1990.
Megjithëse betimi i qeverisë së re konservatore-populiste në Vjenë shkaktoi protesta në rrugë, austriakët nuk tronditen vërtet nga koalicioni midis partive ÖVP dhe FPÖ.
Për të hyrë në koalicion me konservatorët Sebastian Kurz ndoqi po ashtu një kurs të djathtë duke vënë në qendër temën e emigracionit. Detyra e tij tani është ta mbajë të kufizuar partinë ekstremiste të djathtë dhe të presë marrëdhëniet me krerët më të ashpër nacionalistë të kësaj partie.
Në Austri do të ketë me siguri një ashpërsim të ligjit për azilin, emigrantët do të kufizohen dhe edhe qëndrimi ndaj fesë islame dhe emigrantëve muslimanë do të bëhet më kritik. Ky është çmimi për koalicionin të cilin Kurz-i është i gatshëm ta paguajë me qejf. Kur ishte ministër i Jashtëm i Austrisë ai u kujdes për mbylljen e itinerarit të Ballkanit në vitin 2016. Dikur kancelarja Merkel qe kundër, por tani Gjermania dhe Austria janë të një mendjeje në lidhje me mbylljen e kufijve të BE-së dhe emigracionit.
Evropa e shqetësuar
Sa u përket emigrantëve pra nuk pritet të ketë mosmarrëveshje mes BE-së dhe Austrisë. Por nga pikëpamja e shteteve të Evropës Perëndimore dhe selisë së BE-së, është alarmant fakti që Austria tani mund të bëhet aleate me katër vendet regresive të Vishegradit, Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë. Së bashku, ato mund të luajnë kartën nacionaliste dhe të mos pyesin për BE-në dhe Brukselin. Partive të koalicionit në Vienë nuk u interesojnë shumëreformat dhe thellimi i tyre si propozon presidenti francez Macron dhe Komisioni i BE në lidhje me eurozonën. Ata janë për më pak Evropë.
Bernd Riegert
Shqetësues është edhe fakti se Sebastian Kurzi, do të jetë edhe kancelar edhe ministër për Evropën dhe dëshiron t’i rregullojë vetë gjithçka që lidhet me BE-në. Austria ndoshta do të përpiqet për një balancim të raporteve me Rusinë. Në fund të fundit, FPÖ është e afërt me nacionalistët në Evropë që janë miqësorë ndaj Rusisë, veçanërisht Fronti Nacional Francez dhe AFD gjermane. Megjithatë, si ministër i Jashtëm Kurzi është angazhuar gjithashtu për Ukrainën dhe sovranitetin e saj shtetëror. Nëse ai do ta bëjë këtë edhe si Kancelari Federal i Austrisë, do ta shohim.
Orientim nga e djathta në Evrop
Në pjesën tjetër të Evropës nuk pati ndonjë protestë kundër ardhjes së të djathtëve në qeveri në Austri, ndryshe nga viti 2000, kur krerët e qeverive socialdemokrate në BE dëshironin – por nuk arritën – të vendosnin sanksione ndaj Austrisë. Kjo lidhet kryesisht me faktin se sot në shumë vende të BE-së, është plotësisht normale që populistë të djathtë të qeverisin me shumicë absolute, si në Poloni ose Hungari, ose të jenë në qeveri, si në Greqi, Sllovaki, Çeki dhe Belgjikë, Bullgari apo Finlandë. Në shumë vende të tjera populistët e djathtë janë të përfaqësuar në parlament. Në Mbretërinë e Bashkuar, ata filluan procesin e Brexitit. Në Francë ata garuan në balotazh për postin e presidentit. Edhe në Gjermani partia AfD hyri në parlament.
Këto do të kenë ndikime ndaj politikës së BE-së në përgjithësi dhe sidomos në lidhje me shpërndarjen e refugjatëve dhe ligjin për azilin. Zëvendëskancelari i ri austriak, kryetari i FPÖ-së Strache nuk e fsheh qëndrimin e tij nacionalist, dhe mendon se Brexiti është një gjë e mirë. Sipas tij edhe shefi i Komisionit të BE-së Juncker duhet të japë dorëheqjen. Sebastian Kurz ia arriti që ta bindë Strachen që të mos ketë një Austrexit. Si këmbim Strache kërkoi që në lokalet austriake të lejohet sërish duhani. Pragmatizëm në kampin e djathtë./DW
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit