Google ADS

Austria shqyrton mundësinë për gjobitje deri në 7200 euro për të pavaksinuarit

13:00 | 30 Nëntor 2021
A. B.

Banorët austriakë që do të refuzojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19 nga shkurti, kur të njëjtat do të jenë të detyrueshme, do të përballen me gjoba deri në 7.200 euro, zbulon një draft ligj për vaksinimin kundër covid-19 në Austri.

Vaksinimi i detyrueshëm do të aplikohet për të gjithë ata që kanë vendbanim të përhershëm në Austri. Sipas projekt-rregullores së parë nga gazeta austriake die Presse, përjashtohen vetëm ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore.

Në draft mbetet e hapur nëse do të jenë të detyrueshme edhe vaksinat përforcuese apo nëse personat e shëruar do të trajtohen në mënyrë të barabartë me të vaksinuarit, të cilat do të përcaktohen më tej me dekrete ministrore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme