Austria raporton 768 raste të reja me coronavirus, Gjermania e vendos në listën e kuqe

20:09 | 16 Shtator 2020
A. B.

Austria ka raportuar 800 raste të reja të infektimit me coronavirus, shkruajnë portalet austriake. Vetëm në Vjenë janë raportuar 319 raste të reja.

Austriakët deri më tani kanë testuar 15,331 njerëz në 24 orët e fundit. 400 raste të reja u regjistruan vetëm dje në shtetin austriak.

Aktualisht janë 6660 raste aktive, 321 persona janë në spital dhe 54 janë në kujdes intensiv.

Ndërkohë, Austria deri më tani ka 35,073 të infektuar me virus gjersa kanë ndërruar jetë 758 persona.

Pasi Zvicra dhe Belgjika e vendosën Vjenën në listën e kuqe, tani Gjermania ka bërë të njëjtën gjë.

Austria njoftoi javën e kaluar se ishte duke futur masa më të rrepta, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e maskave në fytyrë, distancim shoqëror dhe tubime publike, njoftoi kancelari austriak Sebastian Kurz. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme