Ishte i pari vend europian që e bëri vaksinimin anti-Covid të detyrueshëm për gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Por tashmë, qeveria austriake është tërhequr pak më shumë se 1 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Zyrtarët e qeverisë së Vjenës shpallën pezullimin e detyrimit për t’u vaksinuar, deri në një tjetër moment. Si argumentim është qarkullimi i Omikronit, variantit që rezultoi se shkakton pasoja më të lehta shëndetësore dhe që dominoi mbi pararendësit e tij, duke u përhapur më shpejt e duke qenë më ngjitës.
Të Martën e ardhshme ishte parashikuar të niste gjobitja e gjithë qytetarëve të pavaksinuar me dy doza. Urdhri parashikonte gjoba deri në 3600 euro për të pabindurit. Por tashmë, të pavaksinuarit u shpëtojnë gjobave. Niveli i të vaksinuarve ka prekur 75% të popullsisë mbi 18 vjeç.
Shtrimet në spitale janë të papërfillshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë edhe pse 24 orët e fundit u regjistrua rekord i ri i gjithë pandemisë me mbi 48 mijë raste të reja./tvklan/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...