Qeveria austriake ka publikuar një “hartë të Islamit” në internet, e cila ka zemëruar tej mase myslimanët.
Ata kanë theksuar se bëhet fjalë për “stigamitizim”, transmeton portal arbresh.info
Myslimanët kanë shprehur se ndjehen të pasigurtë për shkak të kësaj harte.
Harta interaktive “dëshmon qëllimin e qartë të qeverisë për të shënuar të gjithë muslimanët si një rrezik të mundshëm”, reagoi Këshilli Mysliman në një deklaratë të transmetuar nga “France Presse”.
Më parë gjatë ditës, Ministrja e Integrimit Konservator Suzana Rab njoftoi informacionin në lidhje me hapjen e një faqe në internet të quajtur “harta shtetërore e Islamit”.
Emrat e më shumë se 600 xhamive dhe organizatave, adresat e tyre, emrat e udhëheqësve dhe lidhjet e tyre të mundshme me vendet e huaja mund të gjenden në të.
Harta është rezultat i bashkëpunimit midis Universitetit të Vjenës dhe Qendrës së Dokumentimit për Mbikëqyrjen e Islamit Politik, një organ i themeluar nga një koalicion konservatorësh dhe të gjelbërtish.
Kancelari Sebastian Kurz kritikon rregullisht “Islamin politik”.
Pas sulmit të parë xhihadist në tokën austriake, i cili ndodhi në nëntor, numri i sulmeve verbale dhe fizike ndaj myslimanëve u rrit në atë vend të Evropës Qendrore, sipas organizatës që regjistron sulme të tilla./arbresh.info/
https://twitter.com/goldi/status/1397912803013394436?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1397912803013394436%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D05dd%3D28nav_category%3D78nav_id%3D1865276
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...