Të kthyerit nga pushimet kanë kontribuar në rritjen e numrit të të infektuarve rishtas në Austri.
Sipas të dhënave zyrtare, një e treta e të gjitha testeve pozitive aktualisht janë bërë te njerëzit që janë kthyer nga pushimet jashtë vendit, transmeton portal arbresh.info
Sipas Agjencisë për Shëndetin dhe Mbrojtjen e Ushqimit (AGES), në mes të qershorit, rreth 7,000 njerëz të kthyer nga pushimet janë kthyer të infektuar me koronavirus.
Që nga mesi i korrikut, ai numër është rritur masivisht, dhe aktualisht kulmi u regjistrua javën e kaluar me 1,132 infeksione.
Deri më tani, ka pasur rreth 1,400 raste pozitive, dhe vetëm javën e kaluar ishin 1.000.
Sipas autoriteve të infektuar kanë rezultuar ata që janë kthyer nga pushimet në Kroaci dhe Turqi.
Autoritetet austriake kanë frikë se numri i të infektuarve për shkak të kthimit nga pushimet mund të rritet më tej në tre javët e ardhshme, sepse qytetarët me origjinë të huaj që kaluan pushimet në vendlindje po kthehen ngadalë./arbresh.info/
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...
Të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi rus...
Vini u dënua me dy ndeshje moslojë, Ancelotti e quan vendim ...
Nura viziton babain e Thaçit në spital: Dëshira jonë që të k...
Haradinaj: Dyfishim i pagave në sektorin publik, pensione ba...
PD për çmimin e energjisë, Berisha: Hipokrizi e pabarazi eks...