Austria ka ndaluar grumbullimet e pesë ose më shumë personave, si masë e re e kufizimeve për shkak të koronavirusit.
Qeveria gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e restauranteve të mëdha dhe u ka bërë thirrje njerëzve që të mos largohen nga shtëpia, përveç që të shkojnë në punë, të marrin ushqim ose për ndonjë rast shumë special, transmeton portal arbresh.info
LEXO EDHE: Malisheva po i zbaton masat parandaluese kundër koronavirusit
“Ne jemi të vetëdijshëm se ato janë kufizime masive, por ato janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin e popullit austriak kundër Covid-19”, tha kancelari Sebastian Kurz përmes një postimi në mediat sociale.
Austria ka mbyllur edhe kufijtë me Britaninë e Madhe, Hollandën, Rusinë dhe Ukrainën. Ndalimet e mëparshme ishin bërë vetëm për Italinë dhe Zvicrën.
OBSH ka shpallur Europën pikën më të nxehtë të prekur nga koronavirusi./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje