Google ADS

Austria merr zyrtarisht kryesimin e BE-së

16:15 | 30 Qershor 2018
A. B.

Në Schladming të Austrisë u mbajt të shtunën ceremonia zyrtare e pranimit të kryesimit gjashtëmujor me Bashkimin Evropian (BE).

Austria të dielën do të filloj kryesimin gjashtëmujor me BE-në, ndërsa njëri nga prioritetet e vendit gjatë këtij kryesimi do të jenë migracioni dhe afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, raporton Anadolu Agency.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit morën pjesë kryeministrat e Austrisë dhe Bullgarisë, Sebastian Kurz dhe Boyko Borisov, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme