Austria ka lejuar rihapjen e kafeneve dhe restoranteve pas disa javësh në karantinë, por shumë pak njerëz po lejohen t’i vizitojnë për ruajtjen e distancimit shoqëror.
Kafenetë dhe restorantet duhet të vendosin tavolinat së paku nga 1 metër larg njëra tjetrës, shkruan arbresh.info
Më së shumti katër të rritur lejohen të qëndrojnë bashkë në një tavolinë, së bashku me fëmijët e tyre. Kurse stafi i gjithi është i pajisur me maska fytyre.
Mysafirët zakonisht nuk kanë pasur nevojë të bëjnë rezervime por tani ajo është e domosdoshme me qëllim te ruajtjes së distancës.
Në përpjekje për të stimuluar biznesin, kryetari i bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig ka njoftuar se të gjitha familjet vjeneze do të marrin një kupon deri në 50 € për ta përdorur në një nga restorantet ose kafenetë e qytetit në muajt e ardhshëm.
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...