Qeveria austriake nën presion nga e djathta ekstreme për krizën e emigrantëve ka paralajmëruar një aplikacion të ri për telefonat e mençur dhe tabletët për të ndihmuar fëmijët e huaj të mësojnë gjuhën gjermane.
“Mësimi i gjuhës është një çelës kyç për integrim. Ky aplikacion i ri përfaqëson një hap të madh në promovimin e mësimit të gjuhës”, tha ministrja e Arsimit Gabriele Heinisch-Hosek.
“Hallo App Deutsch” përmban 1,000 fjalë të përditshme si dhe fotografi dhe zë, diçka që do të ndihmojë fëmijët të cilët nuk munden akoma të lexojnë formën e romanit.
Aplikacioni i bashkë-themeluar me sponsorim të korporatave, do të lansohet gjithashtu në Gjermani, si një destinacion kryesor për migrantët në muajt e fundit, si dhe një version për të rriturit gjithashtu është në plan për tu krijuar.
Mbi 200,000 emigrantë kanë hyrë në Austri që nga fillimi i shtatorit, shumica prej tyre udhëtojnë drejt Gjermanisë ose Skandinavisë./arbresh.info
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...