Nga data 1 gusht, Austria heq karantinën për të infektuarit me Covid-19.
Qytetarët nuk do të kenë më nevojë të izolohen, do të mund të lëvizin lirshëm me veshjen e detyrueshme të maskës FFP2 dhe duke mbajtur një distancë prej dy metrash.
Ata do të jenë në gjendje të shkojnë në punë, të ngasin transportin publik dhe të shkojnë në vende publike, por jo në spitale, shtëpi pleqsh, kopshte dhe shkolla, raporton thelocal.
Rregullorja qëndron në fuqi deri në fund të muajit tetor. Në Austri, ku pritet një valë e re e coronavirusit në vjeshtë, heqja e karantinës është pritur me kritika të shumta.
Theksojmë se shteti austriak ishte më së shumti i goditur nga infektimeve me coronavirus dhe kishte masa të rrepta.
Ndryshe, Austria deri më tani ka regjistruar rreth 4.57 milionë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 20278 persona. /arbresh.info/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty