Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka vendosur që të mbajë qëndrim të fortë ndaj emigrantëve dhe ka theksuar se nuk do të lejojë refugjatë nga Afganistani në vend.
Ai tha se do të përdorte të gjitha mjetet për të parandaluar përsëritjen e valës së refugjatëve të vitit 2015, transmeton portal arbresh.info
“Në atë kohë, një fushatë për pranim të pakufizuar të refugjatëve u zhvillua në Europë. Paratë europiane u përdorën për të transportuar njerëz në të gjithë Europën, në mënyrë që ata të mund të zgjidhnin në cilin vend do të aplikonin për azil”, tha Kurz.
Ai vuri në dukje se përdorimi i transportit publik do të thotë që njerëzit do të transportoheshin nga Greqia në Gjermani ose Suedi në vetëm pak ditë.
Ndryshe nga viti 2015, ai theksoi, se mbrojtja e kufirit do të jetë më e fortë me qëllim të parandalimit të refugjatëve që duan të hyjnë në Europë.
Kurz tha se ai mbështet Turqinë dhe Greqinë në raport me vullnetin e tyre për frenimin e refugjatëve që pritet të arrijnë nga Afganistani.
Ai beson se është më mirë të ofrohet ndihmë për afganët në vend.
“Është e rëndësishme që njerëzit në Afganistan të furnizohen dhe të marrin mbështetjen tonë humanitare”, tha ai.
Kurz tha se ai e konsideronte të gabuar nëse situata e tmerrshme në Afganistan do të shkaktonte migrim të pakontrolluar në Europë, në të cilin vetëm kontrabandistët do të fitonin para dhe njerëzit do të vdisnin në det.
I pyetur nëse do të dëbojë refugjatët afganë, Kurz u tregua i prerë duke thënë “po”.
“Sa i përket aeroportit në Kabul dhe Afganistan, kjo nuk është ligjërisht e mundur për momentin. Megjithatë, shumë njerëz që nuk janë nga Afganistani kanë aplikuar për azil, dhe ne e dimë që ata janë nga Irani ose nga vendet tjera, prandaj ne do i dëbojmë ata”, tha ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...