Zyrtarët austriakë po planifikojnë të vendosin masa të rrepta disa ditë përpara Krishtlindjes. Masat do t’i referohen kufizimeve për të hyrë në vend gjatë pushimeve.
Sipas Kronen Zeitung, këto masa prekin veçanërisht njerëzit që duan të udhëtojnë në “zona me rrezik të lartë” si Ballkani dhe Turqia gjatë pushimeve, transmeton portal arbresh.info
Sipas këtij dokumenti, rregullat e rrepta do të futen në kufij dhe aeroporte gjatë pushimeve.
Turqi: Për të shtatën ditë me radhë shënohet numër rekord i vdekjeve nga koronavirusi
Në deklaratë thuhet se përveç vendeve të Ballkanit dhe Turqisë, Italia dhe Gjermania janë ndër vendet me rrezik.
Të gjithë ata që duan të hyjnë në Austri do të duhet të vendosen në karantinë për dhjetë ditë, shton tutje raporti.
Masat, siç thonë ata, do të jenë të vlefshme deri më 10 janar dhe do të zbatohen për të gjitha vendet që do të kenë një normë shtatë-ditore në numrin e pacientëve më të lartë se 100 për 100,000 banorë.
Saktësisht se kur do të hyjnë në fuqi masat është e panjohur. Sipas “Kronen Zeitung”, shumë migrantë nga këto zona punojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe spitale./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...